Mot në RMV i paqëndrueshëm deri të martën: Reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra deri në 60 kilometra në orë

Nën ndikimin e një sërë valësh ajri të lagësht nga Mesdheu, nga sot deri të martën, më 11 nëntor, priten reshje të reja lokale në vend, të cilat në vende të veçanta do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me bubullima, transmeton Portalb.mk. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i paqëndrueshëm në ditët […]

Mot në RMV i paqëndrueshëm deri të martën: Reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra deri në 60 kilometra në orë
Mot me shi, stuhi. Foto: Portalb.mk

Nën ndikimin e një sërë valësh ajri të lagësht nga Mesdheu, nga sot deri të martën, më 11 nëntor, priten reshje të reja lokale në vend, të cilat në vende të veçanta do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me bubullima, transmeton Portalb.mk.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i paqëndrueshëm në ditët në vijim, me reshje të rrëmbyeshme të herëpashershme dhe erëra të forta jugore dhe juglindore, të cilat herë pas here do të arrijnë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.

Meteorologët paralajmërojnë se stuhi lokale afatshkurtra mund të ndodhin edhe në rajone të caktuara, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.