Në aksionin e policisë në Shkup u arrestua edhe drejtori aktual i AMFBZhR
Ilija Stoilev, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është privuar nga liria pasditen e sotme, përcjell TV21. Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural mori detyrën më 26.07.2024. Jozyrtarisht, dyshohet për keqpërdorime përmes programit IPARD. Një aksion i madh bastisjes ka nisur sot në Shkup, […]

Ilija Stoilev, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është privuar nga liria pasditen e sotme, përcjell TV21.
Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural mori detyrën më 26.07.2024. Jozyrtarisht, dyshohet për keqpërdorime përmes programit IPARD.
Një aksion i madh bastisjes ka nisur sot në Shkup, ku siç njoftojnë nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bëhet fjalë për vepra që lidhen me natyrën kriminale.
“Nën udhëheqjen e prokurorit publik të PPThNKOK për momentin përmbarues nga Qendra Hetuese e PPThNKOK dhe njësitet e MPB-së kryejnë bastisje në më shumë lokacione nëpër shtet për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale të natyrës korruptive”, thonë nga PPThNKOK.
