Rohde përkrah Kosovën: Serbia shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke e penguar Kosovën që të marrë statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës. Tutje, Rohde ka deklaruar po ashtu edhe se Gjermania qëndron krah Kosovës, duke e mbështetur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke e penguar Kosovën që të marrë statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës.
Tutje, Rohde ka deklaruar po ashtu edhe se Gjermania qëndron krah Kosovës, duke e mbështetur këtë të fundit për anëtarësim të plotë.
‘‘Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023. Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj’’, ka shkruar ai.