Zvicra do t’i marrë pjesët e para të raketave Patriot nga mesi i vitit 2027

Ministri zviceran i mbrojtjes, Martin Pfister, thotë se komponentët e parë të sistemit amerikan të mbrojtjes me raketa “Patriot” do të mbërrijnë në vitin 2027.
Ai e mori këtë konfirmim nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Zvicër.
Një njësi për kontrollin e zjarrit, që përfshin një radar, një lëshues raketash dhe pajisje të tjera përkatëse, do të dorëzohet nga mesi i vitit 2027, shkruan swissinfo.
Ambasadorja Callista Gingrich bëri të ditur gjithashtu se Zvicra mund t’i blejë sistemet drejtpërdrejt nga prodhuesi, pa kaluar përmes qeverisë amerikane, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, kjo varet nga miratimi i Kongresit.
Ministri u shpreh i “surprizuar”, por është shumë i kënaqur me këtë lajm të mirë. Kjo i jep Zvicrës mundësinë për të zgjeruar kapacitetet e saj të mbrojtjes tokë-ajër.
The post Zvicra do t’i marrë pjesët e para të raketave Patriot nga mesi i vitit 2027 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



