Rreth 80 prokurorë janë të angazhuar për zgjedhjet e sotme lokale

Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që po mbahen sot në vendin tonë, janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që […] The post Rreth 80 prokurorë janë të angazhuar për zgjedhjet e sotme lokale appeared first on ATV.

Rreth 80 prokurorë janë të angazhuar për zgjedhjet e sotme lokale

Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që po mbahen sot në vendin tonë, janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

“…Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve…”, thuhet në njoftim.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=153l-xKjMow

The post Rreth 80 prokurorë janë të angazhuar për zgjedhjet e sotme lokale appeared first on ATV.