Rrëzohet avioni në Brazil, dy të vdekur

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytetin Sao Paulo të Brazilit. Avioni i nisur nga aeroporti “Campo de Marte”, pas një kohe të shkurtër nga nisja ra në një rrugë në afërsi të qendrës së qytetit. Në avionin me kapacitet prej 7 personash, sipas [...]Read More...

Rrëzohet avioni në Brazil, dy të vdekur

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytetin Sao Paulo të Brazilit.

Avioni i nisur nga aeroporti “Campo de Marte”, pas një kohe të shkurtër nga nisja ra në një rrugë në afërsi të qendrës së qytetit.

Në avionin me kapacitet prej 7 personash, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 2 persona. Avioni është përplasur me disa automjete në rrugë.

Ekipet zjarrëfikëse ndërhynë në vendngjarje me 5 automjete për shuarjen e zjarrit.

Shërbimi zjarrfikës tha se nuk ishte ende e qartë se sa persona ishin në avion dhe se gjasat që dikush të mbijetonte nga përplasja ishin të vogla.