ASH: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së mbetet e hapur por qeveria bllokon progresin

ASH: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së mbetet e hapur por qeveria bllokon progresin

ASH: Qeveria e Maqedonisë së Veriut bllokon rrugën drejt anëtarësimit në BE

Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) theksojnë se deklaratat e Marta Kos, komisionere e BE-së për zgjerim, konfirmojnë se rruga drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet e hapur, por qeveria aktuale nuk po vepron për ta shfrytëzuar atë mundësi.

Sipas ASH, Marta Kos ka qenë e qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është kushti i domosdoshëm për nisjen e negociatave formale. Pa konsensus ndërpartiak për Kodin Zgjedhor, momentumi aktual rrezikon të humbasë, duke vënë në dyshim përparimin e vendit.

“Fakti që BE parashikon pranimin e një anëtari të ri nga Ballkani Perëndimor deri në 2028 e bën edhe më të rëndë përgjegjësinë e klasës politike vendase. Ndërsa Mali i Zi po përgatitet të përfitojë trefish më shumë mjete financiare nga BE-ja falë përparimit të tij, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet pas, jo për shkak të kushteve të jashtme, por për shkak të paaftësisë për vendimmarrje të brendshme dhe mungesës së vullnetit politik”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

ASH kritikon gjithashtu që premtimet e partisë VLEN për prioritetin evropian dhe kërcënimet për rishqyrtim të pjesëmarrjes në qeveri, në mungesë të veprimit konkret, kanë mbetur thjeshtë retorikë. “Çdo vit vonesë si pasojë e bllokadës do të thotë humbje e shumë mundësive, do të thotë më pak investime, një vit me standard më të ulët jetese, një vit me më shumë emigrim të të rinjve që zgjedhin Evropën duke braktisur vendin”, shtojnë nga Aleanca.

Me pak fjalë

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE mbetet e hapur sipas deklaratave të BE-së, por qeveria aktuale nuk po vepron për ta shfrytëzuar këtë mundësi. Mungesa e konsensusit politik dhe vonesat në ndryshimet kushtetuese rrezikojnë të mbajë vendin në pritje, ndërsa vendet fqinje si Mali i Zi po përparojnë më shpejt.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.