Rugova: Kurti do të përballet me ShBA-në, Gjermaninë e Francën, nëse nuk miraton draft-statutin Asociacionit

Welcome to Kosova Today

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai duke folur për kërkesat, që kohët e fundit janë shtuar nga ndërkombëtarët, për formimin e tij, ka thënë se nuk beson që Kurti është aq […]

Rugova: Kurti do të përballet me ShBA-në, Gjermaninë e Francën, nëse nuk miraton draft-statutin Asociacionit
rugova:-kurti-do-te-perballet-me-shba-ne,-gjermanine-e-francen,-nese-nuk-miraton-draft-statutin-asociacionit

rugova:-kurti-do-te-perballet-me-shba-ne,-gjermanine-e-francen,-nese-nuk-miraton-draft-statutin-asociacionit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai duke folur për kërkesat, që kohët e fundit janë shtuar nga ndërkombëtarët, për formimin e tij, ka thënë se nuk beson që Kurti është aq naiv sa të mos dëgjojë thirrjet e parterëve sidomos SHBA-në.

Rugova ka thënë se nëse Kurti nuk e miraton draftit deri më 10 maj, para votimit të Këshillit të Ministrave në KiE, do të përballet me ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën

“Dua të besoj që Kurti nuk është aq naiv në një situatë të tillë gjeopolitike, t’i thotë jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti i ka dy rrugë, para 10 majit ta miratojë në Qeveri draft-stautin e Asociacionit, prandaj presidentja ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese apo vet Qeveria, ose do të përballet me Amerikën, Gjermaninë dhe Francën”, ka thënë Rugova.

Sisteme Online Programime
Programing Online