Sa herë në vit duhet të bëni kontrolla mjekësore?

Shumë njerëz vizitojnë mjekun vetëm kur ndihen keq, por ekspertët theksojnë se edhe personat e shëndetshëm duhet të bëjnë kontrolle periodike. Një vizitë në vit është e domosdoshme për çdo të rritur, ndërsa ata me sëmundje të trashëguara këshillohet të kontrollohen dy herë në vit. Vizitat e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm […] The post Sa herë në vit duhet të bëni kontrolla mjekësore? appeared first on ATV.

Sa herë në vit duhet të bëni kontrolla mjekësore?

Shumë njerëz vizitojnë mjekun vetëm kur ndihen keq, por ekspertët theksojnë se edhe personat e shëndetshëm duhet të bëjnë kontrolle periodike.

Një vizitë në vit është e domosdoshme për çdo të rritur, ndërsa ata me sëmundje të trashëguara këshillohet të kontrollohen dy herë në vit. Vizitat e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve, si tensioni i lartë apo problemet kardiovaskulare, që shpesh kalojnë pa simptoma.

Studimet tregojnë se një e treta e personave që kanë pësuar atak kardiak nuk kanë pasur shenja paralajmëruese.

Gjithashtu, rreth 46% e sëmundjeve janë të trashëgueshme, ndaj zbulimi i tyre në fazat e para mund të bëjë diferencën në trajtim.

Për t’u përgatitur për një vizitë mjekësore, ekspertët sugjerojnë që pacientët të përgatisin një listë me pyetjet dhe shqetësimet e tyre, të mos ngurrojnë të pyesin mjekun për çdo gjë që nuk kuptojnë, të diskutojnë rezultatet e analizave dhe të mbajnë një ditar shëndeti ku shënojnë rezultatet e analizave, konsultat dhe alergjitë. Një rutinë e tillë ndihmon jo vetëm mjekun për të pasur informacion të plotë, por edhe pacientin të jetë më i vetëdijshëm për shëndetin e tij.

Kontrolli i rregullt nuk është luks, por mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin dhe për të parandaluar komplikimet serioze në të ardhmen.

The post Sa herë në vit duhet të bëni kontrolla mjekësore? appeared first on ATV.