Salianji ngre alarmin: Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa po përdorin policinë për të goditur njëri-tjetrin

Deputeti Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin për kërcënimin dhe rrezikun ndaj prokurorëve, në Komisionin e Rendit dhe Sigurisë. Duke iu drejtuar kreut të komisionit Nasip Naço Salianji tha se vëmendja duhet të kthehet tek fuqizimi i krimit në atë nivel sa të kërcënojnë prokurorë të SPAK. Ai tha se grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë […] The post Salianji ngre alarmin: Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa po përdorin policinë për të goditur njëri-tjetrin appeared first on Ditar.al.

Salianji ngre alarmin: Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa po përdorin policinë për të goditur njëri-tjetrin

Deputeti Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin për kërcënimin dhe rrezikun ndaj prokurorëve, në Komisionin e Rendit dhe Sigurisë.

Duke iu drejtuar kreut të komisionit Nasip Naço Salianji tha se vëmendja duhet të kthehet tek fuqizimi i krimit në atë nivel sa të kërcënojnë prokurorë të SPAK.

Ai tha se grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë nën qeverisjen e maxhorancës sa po përdorin policinë për të goditur njëri-tjetrin.

“Është në detyrën tuaj si kryetar I komisionit që ta nisnit mbledhjen duke dhënë mbështetje për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në këtë vend duke kërkuar pa diskutim që për ngjarje të rënda të vijë dhe të japë shpjegim ministri i Brendshëm, kryetarja e SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë sepse u bënë ngjarje pas ngjarjesh që tentoni t’i mbuloni me tentativa për t’i kaluar në anale të pafundme, por këto sa po vijnë dhe po shtohen si ngjarje, sa po vijnë dhe po bie besimi i qytetarëve që qeveria mund të ketë ndonjë përpjekje për të luftuar apo për të qenë në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe bandat kështu që besoj që është në nderin tuaj si maxhorancë, meqenëse nuk e nisët t’i jepni mbështetje tani, të gjithë bashkë dhe pa diskutim t’iu kërkojmë institucioneve që përmenda të vijnë dhe të përgjigjen për një ngjarje që në dijeninë time nuk ka ndodhur më përpara”, tha Salianji.

Për Naçon, deputetët e opozitës duhet të zbatojnë rregulloren për të kërkuar drejtuesit e institucioneve në komision.

Por Salianji theksoi se Policia e Shtetit duhet të bënte punën për të parandaluar krimet.

“Zihen me njërit-tjetrin kriminelët, venë te policia kur plagosen apo kur kanë mbaruar sherret. Drejtues të korruptuar dhe të lidhur me krimin të Policisë së Shtetit dhe punonjës të ndershëm që vendosen qoftë përballë bandave, qoftë përballë drejtuesve të korruptuar që përdorin politikisht policinë për fushata zgjedhore dhe prandaj është kjo situatë e krimit në të gjithë Shqipërinë. Diku i rrahin, diku i vrasin, diku i kërcënojnë, diku i mbikëqyrin, diku kanë kontrollin në territor dhe këtë po themi ne të mos ia lëmë sovranitetin bandave, t’i japim mbështetje policisë, atyre punonjësve që duan ta luftojnë realisht, por duke nisur nga mbështetja në këtë komision se keni bërë shoë-n politik për këtë çështje në këtë komision për raste të pangjashme se kjo tregon guximin që ka krimi i organizuar për të mbikëqyrur, për të kërcënuar dhe madje sipas të dhënave që kanë dalë po nga Policia e Shtetit për të tentuar të eliminojnë prokurorë në këtë Republikë. Kjo është gjendja e kriminalitetit sot dhe gjendja e rendit e sigurisë publike në vend, ku gjithsecili ndihet i pasigurt pavarësisht pozicionit publik që ka dhe imagjinoni si është gjendja te qytetarët që është e përditshme. Vidhen përditshëm, iu vidhen pronat, makinat, që përballen me lloj-lloj keqbërësish përditshëm.

Këtu ndodhin vrasje me klering ju thoni puna e Policisë së Shtetit. Ma vri këtë aty të të vras këtë këtu’. S’ka ndodhur ndonjëherë në botë të dëgjohet kjo. S’ka ndodhur ndonjëherë që kriminelët të diskutojnë se cili do të vrasë atë prokuror, cili do të eliminojë atë prokurorin tjetër. Ku është policia këtu, ku janë institucionet. Të gjithë këta që bëjnë këto janë njerëz të lidhur drejtpërdrejt me PS-në në fushata”, përfundoi Salianji.

The post Salianji ngre alarmin: Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa po përdorin policinë për të goditur njëri-tjetrin appeared first on Ditar.al.