“Jemi vendi më i bukur i Ballkanit,” Balluku: 2024 do të jetë viti i certifikimit si një vend turistik
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njëherësh zëvendës kryeministr ka mbajtur fjalën gjatë takimin ku në fokus është bilanci turistik i vitit 2023. Balluku bëri me dije se viti i ardhsëm, 2024-ta do të jetë viti i certifikimit të Shqipërisë si një vend turistik. Ajo foli për investimet e mëdha të bëra kohët e […] The post “Jemi vendi më i bukur i Ballkanit,” Balluku: 2024 do të jetë viti i certifikimit si një vend turistik appeared first on Newsbomb Albania.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njëherësh zëvendës kryeministr ka mbajtur fjalën gjatë takimin ku në fokus është bilanci turistik i vitit 2023.
Balluku bëri me dije se viti i ardhsëm, 2024-ta do të jetë viti i certifikimit të Shqipërisë si një vend turistik.
Ajo foli për investimet e mëdha të bëra kohët e fundit, si rruga e re Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi. Ministrja theksoi se në 2024, do të inagurohet një portë e re e infrastrukturës, tuneli i Llogarasë sipas kritereve evropiane, i cili do të jetë i aksesueshëm në muajin qershor.
“2024 do të jetë viti i certifikimit. Ky ishte viti i provës gjenerale. A vallë ia dalim, a jemi ne ata që ofrojmë shërbimin e duhur. A ka rrugë mjaftueshëm, a ka porte dhe aeroporte, energji elektrike për cdo hotel. Kjo ishte prova gjenerale që kaluam me sukses. 2024 do të jetë viti i certifikimit të Shqipërisë si një vend turistik.
Nëse do të jemi Maldivet apo jo, kjo ka pak rëndësi. Ne jemi vendi më i bukur i Ballkanit dhe kjo nuk ka dyshim. Gjatë këtij sezoni, ARRSH, ministria e Infrastrukturës ka hapur dy nga akset më të rëndësishme të bregdetit, Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.
Në 2024, do të inagurojmë një portë të re të infrastrukturës, tunelin e Llogarasë sipas kritereve evropiane, i cili do të jetë i aksesueshëm në muajin qershor. Ne kemi nisur një punë që është e domosdoshme, dhe bëhet fjalë për Korridorin Blu, që do t’i jepte një frymëmarrje të jashtëzakonshme të gjithë aksit të Ultësirës Perëndimore por edhe aksit Perëndimor të veriut, i cili nuk duhet të mohojmë se ka një trafik të ngarkuar”, tha Balluku.
The post “Jemi vendi më i bukur i Ballkanit,” Balluku: 2024 do të jetë viti i certifikimit si një vend turistik appeared first on Newsbomb Albania.