Sami Lushtaku mohon sulmin ndaj eskortës së kryeministrit

Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lushtaku kishte tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit. Sipas Haxhiut, Lushtaku ka përdorur veturën zyrtare të komunës së Skenderajt për të penguar rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin. Lushtaku ka mohuar kategorikisht këto akuza në emisionin “Kosova […] The post Sami Lushtaku mohon sulmin ndaj eskortës së kryeministrit appeared first on Albinfo.

Sami Lushtaku mohon sulmin ndaj eskortës së kryeministrit

Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lushtaku kishte tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit.

Sipas Haxhiut, Lushtaku ka përdorur veturën zyrtare të komunës së Skenderajt për të penguar rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin.

Lushtaku ka mohuar kategorikisht këto akuza në emisionin “Kosova Today” , duke thënë se ka qenë duke kryer detyrat e tij të zakonshme, pasi është periudhë fushate, dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen e përmendur.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit Albin Kurti.

The post Sami Lushtaku mohon sulmin ndaj eskortës së kryeministrit appeared first on Albinfo.