Samiti në Tiranë, Rama-Ursulës: Do të ktheheni në BE me më shumë kg
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në hapjen e degës së re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë, tha se është tepër inkurajuese të shohësh teksa fjalët të kthehen në vepra. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ndonëse numri i të rinjve të cilët duan të studiojnë në këtë degë tani është […] The post Samiti në Tiranë, Rama-Ursulës: Do të ktheheni në BE me më shumë kg appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në hapjen e degës së re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë, tha se është tepër inkurajuese të shohësh teksa fjalët të kthehen në vepra.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ndonëse numri i të rinjve të cilët duan të studiojnë në këtë degë tani është 31, gjatë viteve në vijim pritet që të rritet, mirëpo kjo nuk do të thotë që numri do të bëhet i lartë pasi do të ketë dhe kërkesa të mëdha.
Ai nuk nguroi të falenderone as presidenten e Këshillit të Europës Ursula Von Der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të procesit të Samitit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, për gatishmërinë dhe mbajtjen e fjalës për çeljen e këtij Kolegjit në vendin tonë.
Ndër të tjera, kryeministri u ndal edhe te mbajtja e Samitit ku iu drejtua presidentes duke i thënë se Shqipëria do të tregojë një tjetër nivel mikëpritje dhe për të gjithë do të jenë një përvojë e paharruar.
“Është hera e parë që ky samit ndodh jashtë kufijve të BE dhe ne do bëjmë maksimumin që ta bëjmë të paharrueshëm për çdo të ftuar dhe nuk është aq e vështirë sepse kanë bërë aq shumë samite dhe janë të lodhur, e jo çdo samit është përvojë e paharruar për mikëpritjen është thjesht standart europian. Por këtu mikpritja është e një tjetër niveli. Samitet janë vetëm ujë për të ofruar për të mos vdekur nga etja por pjesa tjetër mund të jetojnë pa të. Përgatituni që të ktheheni te BE me ca kile më shumë sepse deri më tani Shqipëria nuk është vendi ku mund të mbani dietë”, tha Rama.
LEXO EDHE:Kolegji i Europës në Shqipëri, Ursula Von der Leyen: Fjala u mbajt, do japim 15 bursa
Pjesë nga fjala e Kryeministrit:
Rama: Shumë më tepër të rinj shqiptarë sesa 31 të tillë janë të prirur dhe duan të jenë pjesë e tij. Plani është që numri të rritet, por numri nuk do të bëhet asnjëherë aq i madh sa është kërkesa për tu bërë pjesë. Konkurenca do të bëhet gjithmonë dhe më sfiduese. E cila është një gjë tjetër shumë e mirë. Nuk dua të zgjatem më shumë sepse as nuk doja të flisja doja t’ju lija vendin tre zonjave që jane forca e kësaj nisme.
Po Luigi do që të flas unë sepse mendon se nëse nuk flas unë evenimenti nuk është mjaftueshëm i fuqishëm . Falenderimi që i them Ursulës është e ndjerë nga zemra, sepse ajo vërtet e mori përsipër dhe e bëri më besoni që kam parë samite por jo çdo samit ka virtytin e prodhimit të rezultateve në një kohë kaq të shpejtë dhe nuk ka asnjë mënyrë e të qenit këtu për të nisur me këtë aktivitet Samitin e Procesit të Berlinit. Është hera e parë që ky samit ndodh jashtë kufijve të BE dhe ne do bëjmë maksimumin që ta bëjmë të paharrueshëm për çdo të ftuar dhe nuk është aq e vështirë sepse kanë bërë aq shumë samite dhe janë të lodhur, e jo çdo samit është përvojë e paharruar për mikëpritjen është thjesht standart europian. Por këtu mikpritja është e një tjetër niveli
Ursula: Kemi mësuar nga ju
Rama: Jo nuk mund të mësoni prej nesh, jo sepse nuk mundeni por skeni nevojë. Të gjithë do vinë në samitet tuaja. Samitet janë vetëm ujë për të ofruar për të mos vdekur ng etja por pjesa tjetër mund të jetojnë pa të. Përgatituni që të ktheheni te BE me ca kile më shumë sepse deri më tani Shqipëria nuk është vendi ku mund të mbani dietë. Faleminderit Ursula, Federica, sjellja e kolegjit dhe kthimi i Federicës është kënaqësi e dyfishtë sepse e dimë që ajo ka qenë një mbështetëse e jashtëzakonshem e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Faleminderit të gjithë të tjerëve në ekipin e Ursulës që nuk e sabotuan. Dhe më lini ta mbyll tamam që e dëgjova rastësisht nga një ish kryeministër në ish-evropën lindore. Pra ish kryeminsitër i një vendi të ri të BE më tregoi shumë gjëra por më tha se sa njerëz nga ai vend punojnë për llogari të BE për të kontrollur gjithçka që ndodh, dhe kur i thashë ne do të hapim këtë Kolegji dhe tha ‘O Zot po përgatitni vet ata njerëz që nesër do të jenë makthi juaj më i keq’.
The post Samiti në Tiranë, Rama-Ursulës: Do të ktheheni në BE me më shumë kg appeared first on Newsbomb Albania.