Mediat franceze: Macron shtyn vizitën për në Shqipëri
Presidenti francez, Emmanuel Macron, është dashur që të shtyjë udhëtimin e tij të planifikuar për paraditen e së hënës. Mediat vendase bëjnë me dije se presidenti pritej që të mbërrinte në Shqipëri mëngjesin e së hënës për të marrë pjesë në samitin e Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë, mirëpo atij i është […] The post Mediat franceze: Macron shtyn vizitën për në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është dashur që të shtyjë udhëtimin e tij të planifikuar për paraditen e së hënës. Mediat vendase bëjnë me dije se presidenti pritej që të mbërrinte në Shqipëri mëngjesin e së hënës për të marrë pjesë në samitin e Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë, mirëpo atij i është dashur që të shtyjë udhëtimin e tij me disa orë dhe do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit gjatë orëve të vona të pasdites së nesërme.
Sipas po të njëjtave media referuar burimeve nga presidenca franceze mësohet se Macron do të mbërrijë në Tiranë pasditen , për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet deri të martën. Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.
Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian.
Ky vendim për shtyrjen e vizitës ka ardhur pas trazirave të krijuara në Francë përgjatë ditëve të fundit, ku si pasojë e një sulmi në një shkollë franceze mbeti i vdekur një mësues, ndërsa u palgosën dy të tjerë. Gjithashtu edhe si pasojë e luftës mes Izraelit dhe Palestinës.
Bëhet me dije se të hënën në orën 14:00 do të mbahet një minutë heshtje në nderim të mësuesit francez i cili u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais) . Situata në Lindjen e Mesme është gjithashtu në qendër të shqetësimeve të Macron, ndërsa Izraeli vazhdon përgatitjet e tij për një ofensivë tokësore në Rripin verior të Gazës në përgjigje të sulmit të paprecedentë terrorist të nisur më 7 tetor nga Hamasi kundër Shtetit Hebraik.
Emmanuel Macron rriti shkëmbimet me liderët e huaj, duke i kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sissi të hapin një korridor humanitar në Gaza, për të evakuuar qytetarët.
The post Mediat franceze: Macron shtyn vizitën për në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.