“Sanksione Putinit, mbështetje Ukrainës”/ Starmer, samit virtual me 26 liderë të BE: Rusia të pranojë armëpushimin
Mbretëria e Bashkuar duket se do të jetë “ura lidhëse” mes Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në kohët e marrdhënieve të tensionuara transatlantike. Kryeministri Britanik Keir Stamer mbajti paraditen e kësaj të shtune një samit virtual me 26 vende europiane por jo vetëm, për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë dhe shtimin e presionit [...]Read More...

Mbretëria e Bashkuar duket se do të jetë “ura lidhëse” mes Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në kohët e marrdhënieve të tensionuara transatlantike. Kryeministri Britanik Keir Stamer mbajti paraditen e kësaj të shtune një samit virtual me 26 vende europiane por jo vetëm, për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë dhe shtimin e presionit ndaj Presidentit Rus Vladimir Putin që të pranojë sa më parë planin amerikan për një armëpushim. Në një conference për shtyp pas këtij samiti virtual Keir Starmer deklaroi se herët ose vonë Putin do të jetë I detyruar të ulet në tryezën e negociatave ndersa tha se menyra me e mire per te shtuar presionin ndaj tij qe ti jepet fund kesaj lufte eshte nepermjet sanksioneve dhe mbeshtetjes ushtarake per Ukrainen.
“Presidenti Zelensky ka treguar edhe njehere tjeter pertej çdo dyshimi se Ukraina eshte pale e paqes. Ai eshte I angazhuar per nje armepushim 30 ditor pa kushte, por Putin po perpiqet ta vonoje ate. Heret a Vone Presidenti Rus do te jete I detyruar te ulet ne tryezen e negociatave. Eshte koha per ne te monitorojme sesi do te zbatohet nje armepushim dhe sesi do te shkojme drejt paqes se qendrueshme. Se bashku me Aleater Rame dakord te rrizim presionin ndaj Rusise dhe te dobesojme makinerin e luftes se Vladimir Putinit.”
Kryeministri Britanik Keir Starmer deklaroi se javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet një takim mes liderëve ushtarakë të vendeve që kanë treguar gatishmëri për të vendosur trupa paqeruajtës në Ukrainë. Në takimin e kësaj të shtune përveç lidereve të vendeveve të Bashkimit Europian pjesë e samitit virtual ishin edhe Turqia dhe Kanadaja si dhe Sekretari I Pergjithshem I NATO-s Mark Rutte. Liderëve Perëdnimor iu drejtua virutalisht edhe presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky I cili pas këtij samiti reagoi në rrjetin social X ku shkroi se eshte Presidenti Rus Vladimir Putin ai qe po I mashtron te gjithe dhe qe po mban pezull kete armepushim.
/ abcnews.al