Seancë gjyqësore për aksidentin e “Llaskarcës”
Në Gjykatën penale të Shkupit vazhdon gjykimi për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs”, i cili ka ndodhur në Llaskarcë në shkurt të vitit 2019-të dhe në të cilin kanë humbur jetën 16 persona dhe 37 të tjerë janë lënduar. autobusit të “Durmo Turs”, i cili ka ndodhur në Llaskarcë në shkurt të vitit 2019-të […]


Në Gjykatën penale të Shkupit vazhdon gjykimi për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs”, i cili ka ndodhur në Llaskarcë në shkurt të vitit 2019-të dhe në të cilin kanë humbur jetën 16 persona dhe 37 të tjerë janë lënduar. autobusit të “Durmo Turs”, i cili ka ndodhur në Llaskarcë në shkurt të vitit 2019-të dhe në të cilin kanë humbur jetën 16 persona dhe 37 të tjerë janë lënduar, njofton Portalb.mk.
Disa seanca me radhë janë duke u pyetur ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit, të porositur nga gjykata. Ekspertët kanë theksuar se ekspertizën e kanë bërë në bazë të provave, por avokati i shoferit në seancat paraprake ka theksuar se fokusi i tyre ka qenë që ta bëjnë fajtor vetëm shoferin, ndërkaq të shmangen nga përgjegjësia përgjegjësit e kompanisë së autobusit “Durmo Turs”. Edhe Prokuroria dhe familjarët e viktimave kanë vërejtje në lidhje me gjetjet e superekspertizës, pasi që sipas tyre, me këtë mundet. Megjithatë, përfaqësuesit e kompanisë “Durmo Turs”, i kane hedhur këto pretendime, duke theksuar se bëhet fjalë për ekspertizë e cila nuk është porositur prej tyre, por prej gjykatës.
Ndryshe, superekspertiza e komunikacionit, ashtu sikur superekspertiza makinerike, është përgatitur me urdhër të gjykatës, ekspertizat paraprake kanë pasur kontradikta mes tyre. Sipas dy ekspertizave, autobusi ka pasur parregullsi teknike, por këto parregullsi nuk kanë qenë shkaktar për aksidentin. Sipas tyre, shoferi edhe pse ka pasur mundësi, nuk i ka ndërmarrë veprimet e duhura për ta ndaluar autobusin, gjegjësisht nuk ka frenuar.
Aksidenti i autobusit ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë. 16 udhëtarë humbën jetën dhe 37 u plagosën. Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.
“Durmo Tours” edhe sot vazhdon të punojë dhe të bartë udhëtarë.
GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU.