Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve: Ky kandidat për kryeministër po premton më së shumti për pensionistët

Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, ka komentuar mbi  premtimet e kandidatëve për pensionistët, duke vënë theksin te Bedri Hamza si kandidatin që ka dhënë më shumë premtime. ‘’Deri tash më së shumti për pensionistët ka premtuar kandidati Bedri Hamza’’, deklaroi Kastrati. Megjithatë, ai ka shprehur dyshime nëse këto premtime do të realizohen, mirëpo sipas

Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve: Ky kandidat për kryeministër po premton më së shumti për pensionistët


Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, ka komentuar mbi  premtimet e kandidatëve për pensionistët, duke vënë theksin te Bedri Hamza si kandidatin që ka dhënë më shumë premtime.

‘’Deri tash më së shumti për pensionistët ka premtuar kandidati Bedri Hamza’’, deklaroi Kastrati.

Megjithatë, ai ka shprehur dyshime nëse këto premtime do të realizohen, mirëpo sipas tij nëse duan të bëjnë ndryshime ata munden

‘’Po mendoj që premtimet e tij janë të realizueshme e sa i realizojnë nuk e di , nëse veç duan të bëjnë ndryshime ata munden’’, tha Kastrati për FrontOnline.

Kastrati ka kritikuar qeverinë aktuale për mos rritjen e pensioneve dhe ka theksuar se kjo mund të ishte realizuar nëse do të kishte vullnet.

‘’Qeveria Kurti nuk ka bërë mjaftueshëm për pensionistët ka mundur ma tepër të rrisë pensionet , pse nuk e ke bërë se di’’, deklaroi Kastrati.

Ai ka theksuar se një Qeveri e re që punon me dinjitet dhe vullnet mund të rrisë pensionet në mënyrë meritore, por kjo duhet të bëhet përmes miratimit të një ligji të rregullt të fondit pensional, pasi ky ligj do të rregullonte situatën më së miri sipas Kastratit

‘’Qeveria e re nëse punon me vullnet e dinjitet mund të rrisë pensionet në mënyrë meritore mirëpo mbi të gjitha kjo duhet bërë ligjërisht e jo siç ka shkuar deri tani , duhet miratuar ligji mbi fondin pensional ai I rregullon  gjërat më së miri’’, përfundoi Kastrati.