Selim Pacolli: Vushtrria dëshmoi mbështetje për Koalicionin për Familje, do të përkrahim vlerat familjare
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë, e cila siç thotë ai, ka dëshmuar angazhimin e saj për forcimin e vlerave familjare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Në një postim në Facebook, pas tubimit të zhvilluar sonte në Vushtrri
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë, e cila siç thotë ai, ka dëshmuar angazhimin e saj për forcimin e vlerave familjare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Në një postim në Facebook, pas tubimit të zhvilluar sonte në Vushtrri, Pacolli falënderoi qytetarët për përkrahjen e madhe, duke thënë se ky angazhim do të vazhdojë të jetë në themel të programit të Koalicionit për Familje.
“Vushtrria sonte e dëshmoi mbështetjen për Koalicionin për Familje. Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e vlerave familjare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Faleminderit për mbështetjen!” shkroi Pacolli.