Seuli: Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi
Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi dhe disa janë ridislokuar në frontin e luftës në rajonin Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, tha agjencia e inteligjencës e Seulit më 27 shkurt. Madhësia e kontingjentit ende nuk dihet, raportoi televizioni YTN në Korenë e Jugut, duke cituar agjencinë e inteligjencës. Agjencitë [...]Read More...

Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi dhe disa janë ridislokuar në frontin e luftës në rajonin Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, tha agjencia e inteligjencës e Seulit më 27 shkurt.
Madhësia e kontingjentit ende nuk dihet, raportoi televizioni YTN në Korenë e Jugut, duke cituar agjencinë e inteligjencës.
Agjencitë e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe ato perëndimore kanë thënë se afër 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi vitin e kaluar për të ndihmuar në luftimin e ofensivës ukrainase në rajonin kufitar të Kurskut.
Seuli ka thënë më herët gjatë këtij muaji se ushtarët koreanoveriorë paraprakisht po luftonin së bashku me forcat ruse në frontin e luftës në Kursk, nuk kishin qenë në zonë lufte që nga mesi i janarit. Ukraina tha se ata ishin tërhequr pas humbjeve të mëdha.
Një zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Koresë së Jugut tha për AFP-në se ata janë “ridislokuar” në rajon.
“Disa dislokime shtesë të trupave” duket se kanë ndodhur, shtoi zyrtari. “Shkalla e saktë e këtyre dislokimeve ende po vlerësohet”.
As Moska e as Pheniani nuk kanë konfirmuar këtë dislokim.