Shala për Kurtin: Le të shkojë në Prokurori e le të kontribuoj për drejtësinë

Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, ndaj kryeministrit Albin Kurti, që  të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron si të drejt dhe sipas tij Kurti do të duhej të paraqitej. ”Kjo varet nga Kurti a

Shala për Kurtin: Le të shkojë në Prokurori e le të kontribuoj për drejtësinë


Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, ndaj kryeministrit Albin Kurti, që  të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron si të drejt dhe sipas tij Kurti do të duhej të paraqitej.

”Kjo varet nga Kurti a do të shkoj ose jo, a do e zbatoj apo jo ligjin si kryeministër’’ thotë ai.

Shala, potencon se kryeministri Kurti duhet me qenë shembull për respektim të ligjit.

‘’Ky duhet me qenë shembull për respektimin e ligjit’’, shprehet Shala.

Sipas tij, kryeministri i vendit do të duhej të i kontribuonte drejtësisë.

‘’Unë do të doja që ai të shkonte në Prokurori dhe të mos bëhet ky një problem dhe të kontribuoj për drejtësi’’ tha Shala, ish-kryetar i Apelit.