SHBA lejon Sirinë të rihapë ambasadën në Uashington

Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do t’i lejonte qeverisë de facto siriane të rihapë ambasadën e saj në Uashington, pas vizitës së Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah dhe takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump. “Shtetet e Bashkuara po i lejojnë Sirisë të rifillojë aktivitetet e ambasadës së saj në […] The post SHBA lejon Sirinë të rihapë ambasadën në Uashington appeared first on InfoShqip.com.

SHBA lejon Sirinë të rihapë ambasadën në Uashington

Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do t’i lejonte qeverisë de facto siriane të rihapë ambasadën e saj në Uashington, pas vizitës së Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah dhe takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara po i lejojnë Sirisë të rifillojë aktivitetet e ambasadës së saj në Uashington me qëllim forcimin e koordinimit në luftën kundër terrorizmit, sigurisë dhe ekonomisë”, tha një zyrtar i administratës Trump, i cili foli në kushte anonimiteti.

Siria po ashtu do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist të udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, tha një zyrtar amerikan të hënën, duke folur në kushte anonimiteti, mes një vizite të Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah në Uashington dhe takimit të tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Siria do të bëhet anëtari i 90-të i koalicionit kundër ISIS-it, duke punuar me SHBA-në për të eliminuar qelizat e fundit të ISIS-it dhe për t’i dhënë fund fluksit të luftëtarëve të huaj”, tha zyrtari i administratës Trump.

Informacioni u konfirmua nga ministri i Informacionit i qeverisë de facto të Sirisë, Hamza al-Mustafa, nëpërmjet X. “Marrëveshja është politike dhe deri më tani nuk ka aspekte ushtarake”, sqaroi ai.

The post SHBA lejon Sirinë të rihapë ambasadën në Uashington appeared first on InfoShqip.com.