SHBA, leksion Europës/ JD Vance: Shqetësim, largimi nga vlerat thelbësore
Një sherif i ri është në qytet. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i bëri të qartë Europës se gjërat kanë ndryshuar, tani që Donald Trump është në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në fjalimin e tij në konferencën e sigurisë në Mynih Vance kritikoi Europën për lirinë e fjalës, për emigracionin dhe për shpenzimet e mbrojtjes. [...]Read More...

Një sherif i ri është në qytet. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i bëri të qartë Europës se gjërat kanë ndryshuar, tani që Donald Trump është në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në fjalimin e tij në konferencën e sigurisë në Mynih Vance kritikoi Europën për lirinë e fjalës, për emigracionin dhe për shpenzimet e mbrojtjes.
Ai tha se kërcënimi më i madh nuk ishte nga Rusia, por nga brenda Evropës qe po humbasin vlerat e tyre thelbesore.
Zvpresidenti amerikan u shpreh se demokracitë e Europes janë te brishta dhe u beri thirrje liderëve qe te jene me te hapur ndaj mendimeve te qytetareve te tyre.
“Kërcënimi për të cilin shqetësohem më shumë përballë Evropës nuk është Rusia, as Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm. Ajo për të cilën shqetësohem është kërcënimi nga brenda, largimi i Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore.”
Pjesëmarrësit e konferencës prisnin që Vance të trajtonte qasjen e Presidentit të SHBA Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s; Vance, megjithatë, nuk e përmendi Ukrainën në fjalimin e tij të parë të madh ndërkombëtar.
JD Vance gjithashtu e cilësoi nje gabim anulimin e raundit te pare te zgjedhjeve presidenciale ne Rumani per shkak te dyshimeve se kishte pasur ndërhyrje ruse dhe shprehu shqetësimin se diçka e tille mund te ndodhe edhe ne Gjermani.
“Kur shohim gjykatat evropiane që anulojnë zgjedhjet dhe zyrtarët e lartë që kërcënojnë të anulojnë zgjedhje te tjera, ne duhet të pyesim nëse po mbajmë një standard të lartë të duhur”.
Ai u kërkoi gjithashtu partive kryesore politike të Gjermanisë që të punojnë me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë për të frenuar migracionin përpara zgjedhjeve kombëtare të vendit më 23 shkurt.
JD Vance përsëriti edhe nevojën per te rritur shpenzimet e mbrojtjes. Numri dy i shtepise se bardhe theksoi se Europa duhet te beje me shume per mbrojtjen e saj gje per te cilën ra dakord edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.