SHBA mund të zbulojë planin e Trump për paqe në Ukrainë javën e ardhshme

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainë dhe Rusi Keith Kellogg, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, që mbahet javën e ardhshme, ku do të flasë për qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kellogg tha se mezi pres të flasë në [...]Read More...

SHBA mund të zbulojë planin e Trump për paqe në Ukrainë javën e ardhshme

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainë dhe Rusi Keith Kellogg, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, që mbahet javën e ardhshme, ku do të flasë për qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kellogg tha se mezi pres të flasë në konferencën vjetore të sigurisë dhe të diskutojë për “qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme dhe të kushtueshme në Ukrainë”. Ai shkroi në X se planifikon të takohet me “aleatët e Amerikës të cilët janë të gatshëm të punojnë me ne”.

Që kur Kellogg njoftoi se do të flasë në këtë konferencë, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt, ka pasur spekulime se ai do të zbulojë planin e Trumpit për përfundimin e luftës. Agjencia e lajmeve, Bloomberg, më 5 shkurt citoi burime të paidentifikuara që thanë se Kellogg do të paraqesë planin gjatë konferencës.

Burimet nuk ofruan informacione të mëtejme për planin, se sa do të jetë i detajuar apo në çfarë formati do të paraqitet.