SHBA vendos ‘dëbimin’ e parakohshëm të emigrantëve drejt Venezuelës

Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, ka vendosur të shkurtojë kohëzgjatjen e qëndrimit për 600 mijë shtetas të Venezuelës që pritet të dëbohen nga SHBA. Ajo ka shfuqizuar një masë të administratës së mëparshme që lejonte shtetasit e Venezuelës të qëndronin për 18 muaj të tjerë dhe të kishin akses në leje pune përmes [...]Read More...

SHBA vendos ‘dëbimin’ e parakohshëm të emigrantëve drejt Venezuelës

Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, ka vendosur të shkurtojë kohëzgjatjen e qëndrimit për 600 mijë shtetas të Venezuelës që pritet të dëbohen nga SHBA. Ajo ka shfuqizuar një masë të administratës së mëparshme që lejonte shtetasit e Venezuelës të qëndronin për 18 muaj të tjerë dhe të kishin akses në leje pune përmes programit të Statusit me Mbrojtje të Përkohshme (TPS). Noem tha se lejet e qëndrimit mund të skadojnë këtë vit.

Në të njëjtën kohë, ajo është angazhuar me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, për të gjetur mënyra për të përshpejtuar dëbimin e emigrantëve, përfshirë ata nga Venezuela. Një mundësi që po shqyrtohet është dërgimi i emigrantëve në bazën detare të Guantanamos, në Kubë, një qendër që është përdorur për të strehuar emigrantë të shpëtuar nga deti.

Programi TPS është një mundësi për emigrantët nga shtete të prekura nga katastrofa natyrore ose konflikte dhe ishte zgjeruar nga ish-presidenti demokrat Joe Biden për të përfshirë mbi 1 milion njerëz. Në administratën e Trump, ky program ishte përpjekur të eliminohej, por gjykatat federale e penguan. Sekretarja Noem ka thënë se administrata aktuale dëshiron të çrrënjosë individë të dyshuar si pjesëtarë të bandës venezueliane dhe do të bëjnë vlerësimin e individëve që ndodhen në SHBA, përfshirë ata nga Venezuela.

Ajo duhet të marrë një vendim deri të shtunën nëse do të ndërpresë programin TPS për emigrantët e Venezuelës, për të cilët lejet e qëndrimit skadojnë në prill. Mbi 600,000 individë janë të ndikuar nga ky program për të punuar ligjërisht në SHBA, veçanërisht në sektorë si hotelet dhe kompanitë e mëdha.

/ abcnews.al