Shefi i NATO bisedon me Trump: Aleanca po forcohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po forcohen. Në një bisedë telefonike të zhvilluar mes Ruttes dhe presidentit amerikan, Donald Trump, është diskutuar mbi investimet në mbrojtje të NATO që do të vazhdojnë të rriten. Rutte ka njoftuar se edhe për Ukrainën, aleatët [...]Read More...

Shefi i NATO bisedon me Trump: Aleanca po forcohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po forcohen.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar mes Ruttes dhe presidentit amerikan, Donald Trump, është diskutuar mbi investimet në mbrojtje të NATO që do të vazhdojnë të rriten.

Rutte ka njoftuar se edhe për Ukrainën, aleatët po përgatisin ndihma miliardëshe.

“SHBA-ja dhe NATO-ja po forcohen. Aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt drejt investimit më të madh në mbrojtje. Njoftohen rritje të mëdha dhe të tjera që do të pasojnë. Për Ukrainën, aleatët po përgatisin miliarda të tjera ndihmë + kontribute për garancitë e sigurisë”, ka shkruar Rutte në platformën “X”.