Shehaj: Rama kujtohet për të sëmurët me kancer vetëm pasi u kap duke vjedhur me Ballukun (VIDEO)
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të alokojë fonde shtesë prej 15 milionë eurosh për spitalin Onkologjik. Sipas Shehajt, alokimi i fondit prej 15 mlionë euro për Onkologjikun nga Qeveria bëhet në një moment që kryeministri Edi Rama është kapur duke vjedhur miliona euro në […] The post Shehaj: Rama kujtohet për të sëmurët me kancer vetëm pasi u kap duke vjedhur me Ballukun (VIDEO) appeared first on Ditar.al.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të alokojë fonde shtesë prej 15 milionë eurosh për spitalin Onkologjik.
Sipas Shehajt, alokimi i fondit prej 15 mlionë euro për Onkologjikun nga Qeveria bëhet në një moment që kryeministri Edi Rama është kapur duke vjedhur miliona euro në tendera të paracaktuar bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.
Agron Shehaj deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për paratë që ai dhe ministrat e emëruar prej tij kanë vjedhur përmes tenderave korruptiv, të cilat nëse do të siguronin ilaçe për të sëmurët e prekur nga kanceri mund të shpëtonin jetë njerëzish.
Në një video në rrjetet sociale, Shehaj ka risjellë historinë e një zotërie që ka denoncuar vdekjen e të birit të tij për shkak të mungesës së ilaçeve në spitalin Onkologjik.
Deklarata e plotë e Agron Shehaj:
Korrupsioni vret. Ju kujtohet historia e këtij zotërisë?
Tani dëgjoni se si Edi Rama sot që u kap duke vjedhur bashkë me Ballukun dhe Berberin, kujtohet për Onkologjikun.
Edi Rama tani që u kap tani kujtohet për ata por Edi Rama harron që djali i këtij zotërisë që dëgjuam ka vdekur sepse mungonin ilaçet dhe ilaçet mungonin sepse paratë vidheshin nga Edi Rama, Balluku, dhe nga Berberi.
Tani Edi Rama thotë sot që është në vështirësi, sot që e kapën, thotë: Tani gjeta 15 milionë euro të tjera.
Po për të kaluarën? Apo për ata kush vdiq, vdiq? S’do merremi me të kaluarën?
Nuk funksionon kështu. Nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë.
Keni vjedhur paratë që mund të shpëtonin jetën e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të mbani përgjegjësi.
Duhet të dilni para drejtësisë për paratë që i keni vjedhur popullit më të varfër në Europë.
The post Shehaj: Rama kujtohet për të sëmurët me kancer vetëm pasi u kap duke vjedhur me Ballukun (VIDEO) appeared first on Ditar.al.
