Produkte të skaduara dhe evazion fiskal në klinikën “Dental Turk” në Tiranë, pranga administratorit

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se është zbuluar një klinikë dentare ku kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produktë të skaduara. Bëhet fjalë për klinikën e njohur “Dental Turk” në zonën e “Don Boskos” në Tiranë”, ndërsa në pranga ka rënë administratori i saj, Adnan Yizdizoglu. Ndërkohë në hetim janë vënë koordinatorja e subjektit […] The post Produkte të skaduara dhe evazion fiskal në klinikën “Dental Turk” në Tiranë, pranga administratorit appeared first on Ditar.al.

Produkte të skaduara dhe evazion fiskal në klinikën “Dental Turk” në Tiranë, pranga administratorit

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se është zbuluar një klinikë dentare ku kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produktë të skaduara.

Bëhet fjalë për klinikën e njohur “Dental Turk” në zonën e “Don Boskos” në Tiranë”, ndërsa në pranga ka rënë administratori i saj, Adnan Yizdizoglu.

Ndërkohë në hetim janë vënë koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.

Në klinikë u sekuestruan 300 shishe me produkte, të cilat nuk kishin fatura zhdoganimi dhe vlerësohen në rreth 100,000 euro. Gjithashtu, u gjetën mandate të pafiskalizuara, duke ngritur dyshime për evazion të qëllimshëm tatimor.

Njoftimi:

Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.

Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.

Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk).

Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.

Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Produkte të skaduara dhe evazion fiskal në klinikën “Dental Turk” në Tiranë, pranga administratorit appeared first on Ditar.al.