Pas rikthimit në detyrë, Veliaj jep urdhër të zbukurohen ministritë dhe gjithë Tirana

Pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, Erion Veliaj ka nisur sërish nga puna si kryebashkiak i Tiranës, duke dhënë edhe urdhrin e parë nga qelia. Ai ka urdhëruar Ndërmarrjen e Dekorit dhe Eventeve që të marrë masat për të vendosur ndriçimet dhe zbukurimet festive për festat e fundvitit, duke respektuar standardet e sigurisë dhe […] The post Pas rikthimit në detyrë, Veliaj jep urdhër të zbukurohen ministritë dhe gjithë Tirana appeared first on Ditar.al.

Pas rikthimit në detyrë, Veliaj jep urdhër të zbukurohen ministritë dhe gjithë Tirana

Pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, Erion Veliaj ka nisur sërish nga puna si kryebashkiak i Tiranës, duke dhënë edhe urdhrin e parë nga qelia.

Ai ka urdhëruar Ndërmarrjen e Dekorit dhe Eventeve që të marrë masat për të vendosur ndriçimet dhe zbukurimet festive për festat e fundvitit, duke respektuar standardet e sigurisë dhe kriteret teknike dhe estetike.

Në dokument thuhet gjithashtu se duhet të merren masa edhe për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të çdo institucioni.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshëm shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria, duke e rikthyer në detyrë, pavarësisht se prej më shumë se 9 muajsh qëndron në paraburgim.

The post Pas rikthimit në detyrë, Veliaj jep urdhër të zbukurohen ministritë dhe gjithë Tirana appeared first on Ditar.al.