Shërbimi i obligueshëm ushtarak, Maqedonci: Po bëjmë mbrojtje gjithëqytetare, ky është sistem edhe më i avancuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një konference për media i pyetur për procesin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që ka qenë premtim i kryeministrit Kurti, ka njoftuar për një koncept të ‘‘mbrojtjes gjithëpërfshirëse’’, e cila, siç ka thënë ai, do t’i jepet mundësia çdo qytetari që të trajnohet për të qenë i gatshëm për

Shërbimi i obligueshëm ushtarak, Maqedonci: Po bëjmë mbrojtje gjithëqytetare, ky është sistem edhe më i avancuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një konference për media i pyetur për procesin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që ka qenë premtim i kryeministrit Kurti, ka njoftuar për një koncept të ‘‘mbrojtjes gjithëpërfshirëse’’, e cila, siç ka thënë ai, do t’i jepet mundësia çdo qytetari që të trajnohet për të qenë i gatshëm për të mbështetur ushtrinë Kosovës.

Ai ka pohuar se në këtë fazë të konceptit nuk adresohet çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por se, sipas tij, përmes këtij koncepti po krijohet një ‘‘mbrojtje gjithëqytetare’’.

‘’Në shtator të vitit të kaluar në mbledhje të qeverisë është miratuar koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse. Një koncept që adreson çështjen e angazhimit të qytetarëve si pjesë e sistemit tonë mbrojtës. Përmes këtij koncepti ne do të kemi mundësi që çdo qytetari ti japim mundësinë që të trajnohen të përgatitet dhe të pajiset për të qenë i gatshëm për të mbështetur ushtrinë Kosovës, jo vetëm në operacione luftarake por edhe në operacione të mbështetjes së autoriteteve civile, më saktësisht për menaxhimin e katastrofave natyrore. Por jo vetëm qytetarët por edhe institucionet e tjera, dhe do të bëjmë përpjeke që gjitha institucione të kenë rol në sistemin tonë mbrojtjes. Në këtë fazë përmes konceptit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse nuk adresohet çështja e shërbimit të obligueshëm mirëpo i jepet mundësia të gjithë qytetarëve të jenë pjesë e sistemit tonë mbrojtës. Pra po bëjmë një mbrojtje gjithëqytetare, që në njëfarë forme është një sistemi edhe më i avancuar se vet shërbimi i obligueshëm ushtarak’’, ka thënë ai para gazetarëve.