Shkëlqimi i Shaqirit
Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë në futbollin zviceran The post Shkëlqimi i Shaqirit appeared first on Albinfo.

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë në Superligën zvicerane.
Në ndeshjen e fundit në derbin ndaj Zurichut, Baseli fitoi bindshëm 0:4, ku Shaqiri shënoi dy gola, shkruan albinfo.ch.
Ai realizoi nga afërsia dhe nga gjuajtja e lirë.
33-vjeçari Shaqiri në 31 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka realizuar 13 gola dhe 14 asistime, duke shkëlqyer në Zvicër.
Shaqiri është shënuesi më i mirë në Zvicër dhe më i miri me asistime.
Baseli vazhdon të jetë lider me 58 pikë. Servette ka shtatë pikë më pak në pozitën e dytë. Zurich renditet në pozitën e gjashtë me 47 pikë.
The post Shkëlqimi i Shaqirit appeared first on Albinfo.