“Ka nxjerrë diçka …”, Kelly zbulon se çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin

Ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, Kelly, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili komentoi disa nga ngjarjet më pikante të ndodhura së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni e pyeti këngëtarin e njohur edhe në lidhje me takimin e Eglit me ish-partnerin […]

“Ka nxjerrë diçka …”, Kelly zbulon se çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin

Ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, Kelly, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili komentoi disa nga ngjarjet më pikante të ndodhura së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni e pyeti këngëtarin e njohur edhe në lidhje me takimin e Eglit me ish-partnerin e saj, Olsi Bylyku, brenda shtëpisë së BBV 4. Kelly u shpreh se në fillim ishin të dy në shumë siklet, por më pas biseda ishte e natyrshme.

Sidorela: Si tu duk takimi mes Olsit dhe Eglit dhe a e ndihmon Eglin në garë apo e dëmton? Ti e njeh Olsin prandaj po ta bëj pyetjen

Kelly: Olsin e kam shumë shok dhe Eglin e kam njohur prej tij. Ishte një takim goxha miqësor që thoshte shumë gjëra, te pjesa e mirënjohjes, pas çdo lidhje të mbash mend momentet e bukura dhe të marrësh më të mirën e asaj gjëje. Mendoj se ndikon, mund të ndikojë për mirë dhe për keq, po them më shumë ka ndikuar nga ana pozitive.

Sidorela: E prisje të ndodhte një takim mes tyre?

Kelly: Me thënë të drejtën jo, ishte një nga momentet e bukura.

Sidorela: Ti i njeh të dy, ishin në siklet?

Kelly: Në shumë siklet. Egli ishte më tepër, edhe Olsi ishte pak i kontraktuar, në fillim se pastaj biseda mu duk e natyrshme

Sidorela: Ishte partnerja që e ka shtyrë Olsin për të bërë këtë takim?

Kelly: E deklaroi vetë aty, një nga mbështetjet ishte partnerja e tij

Sidorela: Duke qenë se e njeh Olsin, ke patur komunikim me Olsin pas këtij takimi?

Kelly: Një ditë më pas jam takuar

Sidorela: Ishte i qetë, i lehtësuar?

Kelly: Shumë i qetë

Sidorela: Çfarë komentonte?

Kelly: Ndihej mirë, dukej sikur ka nxjerrë diçka nga vetja për atë që mendonte. Sigurisht që atë që ka menduar e ka thënë, ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit se si duhet t’a menaxhojnë ndoshta një ndarje, një gjë që ka kaluar dhe mundohen të marrin më të mirën e asaj gjëje.

Sidorela: E sheh, e ndjek Big Brother?

Kelly: Jo shumë kohët e fundit pasi angazhimet bëjnë punën e tyre, ndaj kohën midis studios dhe shtëpisë

Sidorela: E di se çfarë më bëri përshtypje, që jo vetëm ju që jeni banorë, por edhe Olsi tha ‘më sjellin video pafund nga Big Brother’, e bezdisin këto gjëra?

Kelly: Nuk është se mi ka shprehur