Shoferi amerikan kapet me 251 km/h në autostradën zvicerane

23-vjeçari po drejtonte një veturë me qira me 131 km/h mbi kufirin e lejuar në autostradën A12, mes Bernës dhe Fribourgut.
Një shofer 23-vjeçar, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kapur duke vozitur me shpejtësi ekstreme në autostradën A12 në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ai është regjistruar nga radari duke lëvizur me 251 km/h në Bösingen, në kantonin e Fribourgut, në segmentin e autostradës mes Bernës dhe Fribourgut.
Kufiri maksimal i lejuar në këtë pjesë të autostradës është 120 km/h, që do të thotë se 23-vjeçari po lëvizte 131 km/h mbi kufirin e lejuar.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, turisti amerikan po drejtonte një veturë me qira në momentin kur u regjistrua shpejtësia ekstreme.
Nuk është bërë e ditur nëse alkooli ka luajtur ndonjë rol në këtë rast. Pas ndalimit, shoferi është vendosur në paraburgim, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga autoritetet kompetente.
Zvicra zbaton masa të ashpra për tejkalimet ekstreme të shpejtësisë. Shkelje të tilla mund të rezultojnë në procedura penale, gjoba të konsiderueshme dhe masa të tjera ndaj drejtuesit të automjetit.
The post Shoferi amerikan kapet me 251 km/h në autostradën zvicerane appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



