Si e shohin krerët e partive zvicerane humbjen e iniciativës së neutralitetit

Rezultatet e votimit për iniciativën e neutralitetit që u zhvillua sot kanë qenë të pritshme ndonëse mbase jo me këtë rezultat bindës. Sidoqoftëm refuzimi i iniciativës është një goditje e dhimbshme për Presidentin e SVP-së, Marcel Dettling. Ndryshe, te krerët e partive të tjera ka një lehtësim të përgjithshëm.
E vetmja surprizë ishte shkalla e refuzimit të iniciativës së neutralitetit, 71 %. Edhe pesë milionë franga që Christoph Blocher investoi në fushatë me sa duket nuk ndihmuan, thuhet në komentin televiziv të srf.ch në kuadër të raundit të debatit të zhvilluar në mesin e krerëve të partive të përfaqësuara në Këshillin Federal. Prandaj vjen pyetja: Çfarë shkoi keq?
Presidenti i partisë SVP, Marcel Dettling, mban një qëndrim pragmatik: “Christoph Blocher dhe komiteti i tij arritën ta ngrenë temën e neutralitetit për diskutim në një situatë kaq të paqëndrueshme globale”, shprehet ai.
“Nuk është ajo që mendon Zvicra për neutralitetin ajo që vlerësohet, por mënyra se si perceptohet jashtë vendit, thotë Dettling me ironi – dhe ky imazh aktualisht është gjithçka përveç neutral.
Udhëheqësit e partive të FDP-së, Partisë së Qendrës dhe SP-së nuk pajtohen me të, transmeton albinfo.ch. Presidenti i Partisë së Qendrës, Philipp Matthias Bregy, thotë: “‘Jo’-ja e sotme ka forcuar rolin e Zvicrës në nivel ndërkombëtar. Ne duhet ta shpjegojmë neutralitetin tonë ndërsa e praktikojmë atë.”
Për bashkëpresidenten e FDP-së, Susanne Vincenz-Stauffacher, pranimi i iniciativës do të kishte qenë një “ngërç” që nuk do të kishte lejuar më një përgjigje adekuate. “Në fund të fundit, ne do të vepronim në interes të agresorit, Rusisë”, thotë ajo.
Zëvendëspresidenti i SP-së, Jon Pult, duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët presidenciale të SRF-së për herë të parë, u përplas menjëherë me SVP-në. “Sot, ne mbrojtëm aftësinë tonë për të vepruar në politikën e jashtme. Një votë ‘po’ do të thoshte që fqinjët tanë, miqtë dhe vendet e tjera nuk do të na shihnin më si një komb neutral, por më tepër si një vend që mbështet Rusinë.”
Pult thotë: “Ne nuk jemi indiferentë ndaj politikës së jashtme.” Dettling kundërshton: “Një vend nuk ka miq, por interesa”.
The post Si e shohin krerët e partive zvicerane humbjen e iniciativës së neutralitetit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



