Ekskluzive: Kombëtarja e Kosovës rikthehet në Artmotion

Ekskluzive: Kombëtarja e Kosovës rikthehet në Artmotion

Yjet e Kombëtares së Kosovës, edhe pse janë të shpërndarë nëpër ligat dhe shtetet më të mëdha të Evropës, të gjithë do të bashkohen tek vetëm një ekran, në Artmotion.

Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Albion Rrahmani dhe të gjithë të tjerët, pavarësisht se ku luajnë dhe cilën fanellë klubi mbajnë gjatë sezonit, kur vjen koha për Kosovën, bashkohen në një vend: në Artmotion dhe te Kosova.

Risia më e madhe e sezonit të ri do të jetë pikërisht Kombëtarja e Kosovës, e cila rikthehet në platformën “tjetër nivel”, me sfida të mëdha, emocione të reja dhe objektiva më të mëdha.

Cikli i ri i UEFA Nations League dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2028” do të transmetohen ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova.

Por spektakli nuk ndalet te Kombëtarja.

Artmotion vazhdon të jetë dritarja më e madhe e sportit vendor dhe ndërkombëtar, duke sjellë në një platformë të vetme garat më prestigjioze të futbollit evropian dhe botëror.

Për të gjithë maraklitë e futbollit, sezoni i ri 2026/27 premton të jetë spektakular.

UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League do të sjellin netët më të mëdha të futbollit evropian.

Mbi 40 liga sportive si: Serie A, La Liga, Ligue 1, Premier League, Superliga e Turqisë, Bundesliga dhe Coppa Italia do të sjellin çdo javë përballjet, yjet, golat dhe yjet e futbollit evropian.

Për tifozët e basketbollit, vjeshta do të rikthej në aksion magjinë e këtij sporti.

Superliga e Kosovës dhe NBA do të sjellin emocione të pafundme, nga parketet vendore deri te spektakli më i madh i basketbollit në botë.

E për ata që duan shpejtësinë, adrenalinën dhe spektaklin përtej futbollit e basketbollit, Artmotion sjell edhe Formula 1, UFC, Tenis, MotoGP dhe Atletikë.

Të gjitha këto i gjeni në paketat e reja të Artmotion, të krijuara për t’ju sjellë edhe më shumë sport, argëtim dhe përmbajtje në një vend.

Sezoni i ri me sport pa kufij tashmë ka filluar, dhe atë mund ta shijoni të plotë vetëm në Artmotion.

Për më shumë informata rreth paketave të reja, vizitoni pikat e shitjes, ose na telefononi pa pagesë në 0800 20 500.

 


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.