Shqipëri: Hodhën në treg 21 tonelata mandarina me pesticide që i refuzoi Kroacia, burg për tre të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit e dyshuar se hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara të kthyer nga Kroacia. Seanca e caktimit të mases së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura. Në fund gjykata e Beratit caktoj të vlefshëm arrestimet dhe dha për të tre […] The post Shqipëri: Hodhën në treg 21 tonelata mandarina me pesticide që i refuzoi Kroacia, burg për tre të arrestuarit appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Hodhën në treg 21 tonelata mandarina me pesticide që i refuzoi Kroacia, burg për tre të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit e dyshuar se hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara të kthyer nga Kroacia.

Seanca e caktimit të mases së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura.

Në fund gjykata e Beratit caktoj të vlefshëm arrestimet dhe dha për të tre të arrestuarit masën e arrestit në burg.

Gjyqtari i çështjes ishte Ilirjan Hysa ndërsa prokurore ishte Malvina Pellumbi.

Gjatë seancës avokatet mbrojtjës i quajtën të ndaluarit viktima të luftës tregtare të konkurrencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve vendas. Madje avokati mbrojtës i Arben Dylit hodhi dyshime në vërtetësinë e analizave të shtetit kroat.

Ndërsa në fjalën e tij përpara trupit gjykues eksportuesi Arben Dyli u shpreh se nuk e dinte që duhej njoftuar AKU pasi iu kthye produkti mandarinës.

Ai njoftoj fermerët një nga Goriçani dhe tjetri nga Saranda për të marrë mbrapsh mallin.

Fermeri i arrestuar Eltn Tafa u shreh se i është bërë padrejtësi nga AKU pasi i ka treguar që mandarinat ishin prishur, kalbur, ndaj i hodha në landfilldin e Dimalit.

The post Shqipëri: Hodhën në treg 21 tonelata mandarina me pesticide që i refuzoi Kroacia, burg për tre të arrestuarit appeared first on Albinfo.