Shqipëri, inflacioni në shtator 4.1 për qind
INSTAT raportoi se në muajin shtator 2023, inflacioni (çmimet e konsumit) shënoi 4.1 për qind ose 0.1 për qind më lart se në gusht. Kjo ngritje në Shqipëri, u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. Krahasuar me muajin shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin […] The post Shqipëri, inflacioni në shtator 4.1 për qind first appeared on ATV. The post Shqipëri, inflacioni në shtator 4.1 për qind appeared first on ATV.

INSTAT raportoi se në muajin shtator 2023, inflacioni (çmimet e konsumit) shënoi 4.1 për qind ose 0.1 për qind më lart se në gusht.
Kjo ngritje në Shqipëri, u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore.
Krahasuar me muajin shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,9%, pasuar nga grupet “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7,2%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 24,1%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “fruta” me 7,5%, “peshk” me 4,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,3%, “bukë dhe drithëra” me 2,1%, etj.
Krahasuar me muajin gusht 2023, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me 1,7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%, transmeton ATSh.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,80 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje.
The post Shqipëri, inflacioni në shtator 4.1 për qind first appeared on ATV.
The post Shqipëri, inflacioni në shtator 4.1 për qind appeared first on ATV.