Shqipëri – qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj
Miratohet vendimi The post Shqipëri – qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj appeared first on Albinfo.

Në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara.
Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta ID të skaduara mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha: “Qeveria miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë e krijuar, e cila do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë ngërçin, prek rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese. Të gjithë shtetasit do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në platformën elektronike”.
The post Shqipëri – qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj appeared first on Albinfo.