Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë

Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë

Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, raporton Klan Shqipëria.

Sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të Albin Kurtit dhe kanë udhëtuar nga Prishtina drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestë.

Të arrestuarit kanë pohuar gjithashtu se në autobusin me të cilin udhëtuan kishte edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit.

“Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeverie pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, kanë deklaruar ata në komisariat


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.