Dy shtetas kosovarë dënohen për vjedhje në fabrikën e brisqeve zvicerane Victorinox

Dy shtetas kosovarë dënohen për vjedhje në fabrikën e brisqeve zvicerane Victorinox

Tre ish-punonjës të fabrikës Victorinox, të njohur për prodhimin e thikave tradicionale “ushtrake” të Zvicrës vodhën thika, orë dore, çanta shpine dhe produkte të tjera. Të gjitha së bashku me vlerë të paktën 208,000 franga zvicerane midis viteve 2018 dhe 2023, transmeton albinfo.ch.

Gjykata Kantonale e Schwyz i dënoi ata për vepra të ndryshme penale.

Kryetari i bandës, një 42-vjeçar kosovar, mori një dënim me burgim pjesërisht me kusht prej 36 muajsh, shkruan Luzernerzeitung.ch. Ai duhet të vuajë gjashtë muaj burg efektiv. Atij ju shqiptua gjithashtu vendimi për dëbim nga Zvicra për shtatë vjet.

Një burrë 45-vjeçar shtetas gjerman, i dënuar si bashkëpunëtor, mori një dënim me kusht prej 18 muajsh dhe një urdhër deportimi pesëvjeçar.

I dënuari i tretë, një burrë 50-vjeçar kosovar mori një gjobë me kusht prej 180 frangash zvicerane ditore për vjedhje të thjeshtë dhe hyrje pa leje, përcjell albinfo.ch. Ai nuk u urdhërua të largohej nga vendi.

Autorët duhet të paguajnë një pjesë të madhe të kërkesave civile.

Zyra e prokurorit publik kishte kërkuar dënime dukshëm më të ashpra. Tre të pandehurit duhet të mbulojnë gjithashtu një pjesë të madhe të kërkesave civile të Victorinox dhe të paguajnë shpenzimet gjyqësore.

Vendimet nuk janë ende ligjërisht të detyrueshme dhe mund të apelohen në gjykatën kantonale.

The post Dy shtetas kosovarë dënohen për vjedhje në fabrikën e brisqeve zvicerane Victorinox appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.