Shtyhet në GJKKO seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK me prova të reja ndaj ish-çiftit

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Shkak për shtyrjen e seancës më datë 11 nëntor është bërë mungesa e avokatit të Kryemadhit. Ndërkohë mësohet se SPAK ka sjell prova të reja në lidhje me hetimet ndaj ish-çiftit të bashkëshortëve. Bëhet fjalë për një letër-porosi, të […] The post Shtyhet në GJKKO seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK me prova të reja ndaj ish-çiftit appeared first on Ditar.al.

Shtyhet në GJKKO seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK me prova të reja ndaj ish-çiftit

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Shkak për shtyrjen e seancës më datë 11 nëntor është bërë mungesa e avokatit të Kryemadhit.

Ndërkohë mësohet se SPAK ka sjell prova të reja në lidhje me hetimet ndaj ish-çiftit të bashkëshortëve. Bëhet fjalë për një letër-porosi, të ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehjen e pasurisë.

Pjesë e kësaj dosje janë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të dyja të akuzuara për pastrim parash.

Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

The post Shtyhet në GJKKO seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK me prova të reja ndaj ish-çiftit appeared first on Ditar.al.