Shtyhet për të dytën herë data e daljes së Grand Theft Auto 6
Dalja e Grand Theft Auto 6 është shtyrë për të dytën herë dhe data e re është vendosur 19 nëntor 2026. Loja e famshme dhe një nga më të shumëpriturat, duhej të dilte në maj 2026. Data është shtyrë edhe më parë, nga vjeshta 2025. Në një deklaratë zyrtare, Rockstar tha se nevojiten edhe disa […] The post Shtyhet për të dytën herë data e daljes së Grand Theft Auto 6 appeared first on Sinjali.
Dalja e Grand Theft Auto 6 është shtyrë për të dytën herë dhe data e re është vendosur 19 nëntor 2026.
Loja e famshme dhe një nga më të shumëpriturat, duhej të dilte në maj 2026. Data është shtyrë edhe më parë, nga vjeshta 2025.
Në një deklaratë zyrtare, Rockstar tha se nevojiten edhe disa muaj që loja të jetë në nivelin që fansat polakë “presin dhe meritojnë.”
GTA 5, versioni i fundit, u prezantua në 2013 dhe është loja e dytë më e shitur. Edhe pse ka 12 vjet në treg, mbetet ende e preferuar për lojtarët për shkak se mund të aksesohet online.
Rockstar tha se “i vinte keq për kohën shtesë” të pritjes së gjatë dhe falënderoi fansat për durimin. Njëkohësisht, shtoi se “mezi pret” që ata të përjetojnë shtetin imagjinar amerikan, Leonida në Florida dhe një version modern të Vice City, frymëzuar nga Majami.
Rockstar nuk ka dhënë detaje për GTA 6 dhe ka nxjerrë vetëm dy paraqitje të shkurtra deri më tani.
Videoja e fundit e publikuar në maj, ka mbi 100 milionë shikime dhe lojtarët mësojnë më shumë mbi historinë e protagonistëve, Jason dhe Lucia, një çift që bëjnë jetë banditësh në Leonida, personazhe të rinj dhe vende të ndryshme.
Kjo nuk është hera e parë që Rockstar vonon daljen e lojërave të reja, por kërkesa në rritje e lojtarëve për vështirësi në lojë dhe kostot e zhvillimit të tyre, ka lënë të kuptohet që kompanitë janë më pak të gatshme të ndërmarrin rreziqe për produktet e papërfunduara.
GTA 6 pritet të jetë një nga lojërat më të shtrenjta të prodhuara ndonjëherë, por edhe të vendosë rekorde me shitjet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Shtyhet për të dytën herë data e daljes së Grand Theft Auto 6 appeared first on Sinjali.
