Shuarja e Alban Bujarit, Konjufca: Aparati i tij i bëri më të dukshme kri*met e Serbisë në Kosovë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së fotoreporterit të shquar, Alban Bujarit. Përmes një postimi në Facebook, Konjufca thotë se falë punës së Bujarit, Kosova ka disa nga fotografitë më të rëndësishme që lidhen me luftën e fundit. “Me dhimbje morën lajmin e ndarjes nga jeta të

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së fotoreporterit të shquar, Alban Bujarit.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca thotë se falë punës së Bujarit, Kosova ka disa nga fotografitë më të rëndësishme që lidhen me luftën e fundit.
“Me dhimbje morën lajmin e ndarjes nga jeta të fotoreporterit Alban Bujari. Kontributi i tij tejet profesional e rriti në vlerë dhe në produkt fushën e fotografisë në përgjithësi, e po ashtu në veçanti, falë punës së tij ne i kemi disa nga fotografitë më të rëndësishme që lidhen me luftën në Kosovë”.
“Si fotoreporter i përkushtuar i luftës, ai dokumentoi këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, duke i dhënë imazh ngjarjeve e duke i dokumentuar ato. Aparati i tij i bëri më të dukshme krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa mediat e huaja e bënë më të njohur realitetin e luftës sonë përmes fotografive të tij”, ka shkruar kryeparlamentari.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e nderuar, që humbën të dashurin e tyre. Ai është humbje për të gjithë Kosovën, ndërsa kujtimi i tij do të jetojnë gjithmonë përmes veprës që la pas. Iu prehtë shpirti në paqe!”.