Si të votohet me postë në balotazh? – KQZ del me udhëzime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime lidhur me votimin me postë në balotazhin e 9 nëntorit. “Si të votoni me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave – 9 nëntor 2025. Shikoni udhëzimet dhe mësoni si ta plotësoni dhe ta dërgoni fletëvotimin tuaj me postë.Zarfi duhet të dërgohet deri

Si të votohet me postë në balotazh? – KQZ del me udhëzime
Si të votohet me postë në balotazh? – KQZ del me udhëzime

Si të votohet me postë në balotazh? – KQZ del me udhëzime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime lidhur me votimin me postë në balotazhin e 9 nëntorit.

“Si të votoni me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave – 9 nëntor 2025. Shikoni udhëzimet dhe mësoni si ta plotësoni dhe ta dërgoni fletëvotimin tuaj me postë.Zarfi duhet të dërgohet deri më 8 nëntor 2025”, thuhet në njoftim.

Kosova voton në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 18 komuna si: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1,346,397 votues.

Ky numër, në krahasim me raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, është më i lartë për 543 votues, transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave është 1,316,672 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës dhe që i takojnë këtyre komunave është 29,725 votues”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime.