Këto skema sociale përiftuan më së shumëti nga buxheti i shtetit gjatë muajit gusht

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin gusht 2026.
Sipas ASK-së, numri më i madh i përfituesve është regjistruar në skemën e shtesave për fëmijë, ku kanë përfituar 374 mijë e 382 fëmijë. Për këtë skemë janë ndarë mbi 13.5 milionë euro.
Shuma e mjeteve sipas kategorive të përfituesve
Sipas të dhënave të muajit gusht 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.
Ndërkohë, skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë, si dhe skema të tjera specifike sociale.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



