Sondazh: Më shumë se gjysma e pakicave në Gjermani përballen me diskriminim
Më shumë se gjysma e njerëzve që i përkasin pakicave etnike ose fetare në Gjermani përballen rregullisht me diskriminim. Sipas një sondazhi të fundit nga Monitori Kombëtar i Diskriminimit dhe Racizmit, 54 për qind e të anketuarve me prejardhje etnike ose fetare të ndryshme raportojnë përjetime të vazhdueshme të racizmit. Situata është edhe më shqetësuese […] The post Sondazh: Më shumë se gjysma e pakicave në Gjermani përballen me diskriminim appeared first on Albinfo.

Më shumë se gjysma e njerëzve që i përkasin pakicave etnike ose fetare në Gjermani përballen rregullisht me diskriminim.
Sipas një sondazhi të fundit nga Monitori Kombëtar i Diskriminimit dhe Racizmit, 54 për qind e të anketuarve me prejardhje etnike ose fetare të ndryshme raportojnë përjetime të vazhdueshme të racizmit.
Situata është edhe më shqetësuese për personat me ngjyrë: mbi 60 për qind e tyre kanë përjetuar diskriminim të paktën një herë në muaj gjatë vitit të fundit. Arsyeja kryesore? Ngjyra e lëkurës.
Shifra të ngjashme vijnë edhe nga gratë myslimane, ku 60 për qind e tyre raportojnë diskriminim të paktën një herë në muaj.
Por diskriminimi nuk prek vetëm pakicat: edhe 32 për qind e atyre që nuk konsiderohen pjesë e një pakice janë ndjerë të diskriminuar rregullisht për shkak të gjinisë, moshës apo karakteristikave të tjera, transmeton albinfo.ch.
Sondazhi është kryer nga gushti 2024 deri në janar 2025, me pjesëmarrjen e 9,500 personave të moshës 18 deri 73 vjeç.
Përveç shifrave të larta të diskriminimit, sondazhi zbulon edhe qëndrime shqetësuese: 23 për qind e gjermanëve mendojnë se pakicat “kërkojnë shumë” të drejta, ndërsa 22 për qind besojnë se grupet e pakicave kanë përfituar ekonomikisht më shumë se ç’duhet.
Ky sondazh është pjesë e një monitorimi afatgjatë të zhvillimeve sociale mbi racizmin dhe diskriminimin, i realizuar nga Qendra Gjermane për Hulumtime mbi Integrimin dhe Migracionin (DeZIM), me mbështetje të qeverisë federale.
The post Sondazh: Më shumë se gjysma e pakicave në Gjermani përballen me diskriminim appeared first on Albinfo.