Spalletti para ndeshjes me Juventusin: Të gjithë lojtarët janë gati, edhe ata që kanë ardhur nga Kombëtaret!

Skuadra e Juventusit nesër luan ndaj Fiorentinas, ndeshjen e vlefshme për Serie A. Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti është paraqitur sot në konferencë për media, shkruan Indeksonline Ai thotë se të gjithë lojtarët janë gati, përfshi edhe ata që kanë pasur detyra me Kombëtaren. “Në ditët e fundit, kemi punuar me lojtarët që […]

Spalletti para ndeshjes me Juventusin: Të gjithë lojtarët janë gati, edhe ata që kanë ardhur nga Kombëtaret!

Skuadra e Juventusit nesër luan ndaj Fiorentinas, ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti është paraqitur sot në konferencë për media, shkruan Indeksonline

Ai thotë se të gjithë lojtarët janë gati, përfshi edhe ata që kanë pasur detyra me Kombëtaren.

“Në ditët e fundit, kemi punuar me lojtarët që ishin në dispozicion. Dhe ata që mbërritën nga detyra ndërkombëtare janë stërvitur mirë. Dhe kjo disponueshmëri është e shkëlqyer. Të gjithë janë në dispozicion”, u shpreh Spalletti

Kujtojmë që Edon Zhegrova pritet të ketë minuta nesër për Juventusin, pasi tashmë është rikthyer 100 për qind nga lëndimi.