Starmer do të organizojë këtë javë një samit për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në samitin që do të organizojë më 2 mars në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë, ka njoftuar zyra e tij. Para samitit kryesor, Starmer do të jetë mikpritës i një bisede telefonike [...]Read More...

Starmer do të organizojë këtë javë një samit për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në samitin që do të organizojë më 2 mars në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë, ka njoftuar zyra e tij.

Para samitit kryesor, Starmer do të jetë mikpritës i një bisede telefonike me shtetet e Baltikut dhe më pas ai do të presë në zyrën e tij presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin do të bisedojë për luftën me Rusinë.

“Kryeministri do ta shfrytëzojë këtë samit për të çuar përpara veprimin evropian sa i përket Ukrainës – duke sinjalizuar mbështetjen tonë të palëkundur për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, një marrëveshje afatgjatë, që siguron sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës në të ardhmen”, tha zyra e tij.

Udhëheqësit nga e mbarë Evropa, përfshirë nga Franca, Gjermania, Danimarka, Italia, por edhe nga Turqia, NATO-ja dhe BE-ja janë ftuar në samitin e Londrës që do të mbahet të dielën, shtoi zyra e Starmerit.

Starmer u takua të enjten me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe diskutoi për luftën në Ukrainë. Ai po ashtu ka ftuar në samit edhe udhëheqësit nga Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Finlanda, Suedia, Republika Çeke dhe Rumania.