Studentët u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë te Ministria e Arsimit, ata i refuzojnë (VIDEO)
Po vijon zhvillimi i protestës studentore para Ministrisë së Arsimit, ku deri në këto momente nuk janë shënuar tensione.
Ndërkohë, teksa forcat e rendit kanë vijuar qëndrimin e tyre para godinës, një gjest humanitar është bërë nga një grup protestuesish, të cilët u kanë ofruar sanduiçë, jo vetëm të rinjve, por edhe forcave të policisë.
Sipas pamjeve, policia duket se e ka refuzuar këtë ofertë, ndërsa një ditë më parë, protestuesit, në formë ironie, u kanë hedhur molto.
The post Studentët u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë te Ministria e Arsimit, ata i refuzojnë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



