Sulmet izraelite mbi Gaza, të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë kanë mbetur viktima

Sipas autoriteteve lokale në Gaza, sulmet e fundit izraelite kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 89 grave dhe 174 fëmijëve. Këto sulme u realizuan të martën, duke shkaktuar më shumë se 400 viktima palestineze dhe duke çuar në prishjen e marrëveshjeve të armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve, të cilat kishin zgjatur për gati [...]Read More...

Sulmet izraelite mbi Gaza, të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë kanë mbetur viktima

Sipas autoriteteve lokale në Gaza, sulmet e fundit izraelite kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 89 grave dhe 174 fëmijëve. Këto sulme u realizuan të martën, duke shkaktuar më shumë se 400 viktima palestineze dhe duke çuar në prishjen e marrëveshjeve të armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve, të cilat kishin zgjatur për gati dy muaj.

Ismail Al-Thaëabta, drejtori i zyrës për media të qeverisë së Gazës, konfirmoi se shumica e viktimave të sulmeve të izraelitëve janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Ai shtoi se këto shifra vërtetojnë qëllimin e Izraelit për të kryer një krim gjenocidi kundër popullit të Gazës.

Nga tetori i vitit 2023, fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar rreth 50 mijë viktima palestineze, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë, dhe mbi 112 mijë të tjerë janë plagosur.
Në nëntor të vitit 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

/ abcnews.al