Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, në plenaren e dytë të tetorit. Kjo është bërë e ditur nga deputeti kroat, Tonino Picula. Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës. “Me kërkesën tonë, PE do të […]

Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
sulmi-terrorist-ne-veri,-parlamenti-evropian-pritet-ta-miratoje-nje-rezolute-per-raportet-kosove-serbi

sulmi-terrorist-ne-veri,-parlamenti-evropian-pritet-ta-miratoje-nje-rezolute-per-raportet-kosove-serbi

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, në plenaren e dytë të tetorit. Kjo është bërë e ditur nga deputeti kroat, Tonino Picula.

Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës.

“Me kërkesën tonë, PE do të miratojë një rezolutë për Kosovën dhe Serbinë në plenaren e dytë të tetorit. Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ecurinë e dialogut dhe tensioneve në veri, do të diskutohet të martën me 3 tetor në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.